Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 616 raste të reja me koronavirus nga 3,218 testime të kryera.
Fatkeqësisht, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Më konkretisht bëhet fjalë për tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç.
Sakaq, Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërsa 543 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë.