Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, nga 485 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë të infektuar. MSH njofton se nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe 16 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.
Njoftimi i MSH:
22 Tetor 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki:
7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë. Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 485
Testime totale 1,993,378