Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. MSH njofton se nga 531 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë të infektuar. Ndërkohë nuk raportohet asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 531 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:

5 në Tiranë, 2 në Elbasan, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Sarandë.Janë 118 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,519 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 31 Janar 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 531
Testime totale 2,030,840
Raste pozitive 333,233
Raste të shëruara 329,519
Raste Aktive 118
Humbje jete 3,596

Artikulli paraprakREAGON LISTA SERBE: ASOCIACIONI DUHET TË KETË KOMPETENCA EKZEKUTIVE!
Artikulli tjetërSTAR TREND – 31.01.2023