13 Tetor 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 542 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë. Janë 285 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,557 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 542
Testime totale 1,988,750
Raste pozitive 331,433
Raste të shëruara 327,557
Raste Aktive 285
Humbje jete 3,591