COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 846 testime, 40 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 3 në Lezhë, 2 në Fier, Sarande, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan. Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,826 që nga fillimi i epidemisë.