Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa janë shënuar 18 raste të reja nga 307 testime të kryera në total. Aktualisht janë 248 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Njoftimi i plotë:

23 Tetor 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 307 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë. Janë 248 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,786 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 307
Testime totale 1,993,685

Artikulli paraprakGIORGIA MELONI MERR DETYRËN, MARIO DRAGHI LARGOHET ME DUARTROKITJE!
Artikulli tjetërLIGJI PËR INFORMIMIN PUBLIK, MINISTRIA E DREJTËSISË PROPOZON ULJEN E GJOBAVE PËR …