Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit janë kryer 1318 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë. Ministria njofton gjithashtu se tre qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 657 persona janë shëruar në 24 orët e fundit

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1318 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 538 qytetarë, në këto bashki:
184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan.

Janë 7,549 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakKRIZA DHE ÇMIMET REKORD, BSH: QEVERIA, TJETËR PAKETË PËR SHTRESAT NË NEVOJË
Artikulli tjetër“TË JESH I,E BUKUR ËSHTË FAT, TË BËHESH KUSHTON”, PËR ÇFARË SHPENZOJNË MË SHUMË MESHKUJT DHE FEMRAT NË SHQIPËRI