Prej një muaji në qendrën shëndetësore Mes të njësisë administrative Postribë nuk është shënuar asnjë person i infektuar me Covid 19. Përmirësimi i situatës epidemiologjike ka bërë që numri i qytetarëve të cilët bëjnë vaksininën anti Covid të bie ndjeshëm shprehet, Sokol Zhabjaku mjek në këtë qendër Shëndetësore.
Një hezitim të madh sa i takon vaksinimit me vaksinat anti-covid kanë gratë shtatzëna.
Doktori Zhabjaku ka një thirrje për të gjithë qytetarët të cilët mendojnë që nuk kanë nevojë të vaksinohen pasi pandemia është drejt fundit.
Deri më tani në qendrën shëndetësore Mes janë kryer 3800 vaksinime nga të cilat 3200 persona janë vaksinuar me të dyja dozat ndërsa 600 përsona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës.