COVID 19 është rikthyer në Lezhë.Gjatë javeve të fundit janë regjistruar një numer i konsiderueshem rastesh, ndërsa virusi nuk ka kursyer as fëmijet.Një pjesë e tyre kanë patur simptoma me të rënda dhe kanë patur nevoje për trajtim spitalor.

Një prej të prekurve nga COVID është i bindur se virusin e ka marrë në urgjencen e spitalit dhe ka infektuar të gjithë familjen përfshire dhe 3 fëmijet.Ai kërkon shtim të vigjilences nga bluzat e bardha, për të parandaluar përhapjen e COVIDIT.

Shefi i repartit të pediatrisë në Spitalin e Lezhës Bardhok Gjoka, thotë se stina e veres është shoqëruar me fluks pacientesh të vegjel ku nuk kanë munguar as të prekurit nga COVID 19, por fatmiresisht nuk kanë patur simptoma të rëndë dhe sipas tij nuk ka vend për panik.

Me nisjen e vitit të ri shkollor pritet të ketë rritje të fëmijeve të prekur nga koronavirusi, ndaj dhe bluzat e bardha kërkojnë me shumë kujdes që të shmangen kontaktet.

Artikulli paraprakTAKIMI ME BARDHIN, BERISHA: MESAZHI I DUHUR PËR 600 MIJË QYTETARËT QË NA VOTUAN! DALJA NGA RRETHI VICIOZ, PËRGJEGJËSI E OPOZITËS
Artikulli tjetërZJARRET NË LEZHË, 150 HA PYJE TE DJEGURA