Virozat dhe COVID vijojnë të jenë prezent në Lezhë.Numri i përsonave të prekur që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital është i konsiderueshem, por fatmiresisht nuk ka patur raste të rënda dhe situata po përballohet me sukses.Diçka e tillë bëhet e ditur nga mjeku infeksionit në Spitalin Rajonal të Lezhës Martin Marku, sipas të cilit rastet e covidit kanë qenë në formen e gripit.
Rastet e shtuara me viroza gripale dhe COVID kanë qenë prezente që prej fillimit të muajit dhjetor të vitit që lam pas dhe arriten pikun në 15 ditësishin e dytë të muajit janar.Për të përballuar fluksin në rritje të pacienteve Spitali Rajonal i Lezhës, vijon të jetë në gatishmeri për tju përgjigjur çdo situatë që mund të krijohet.