Britania e Madhe ashtu si e gjithë Europa po përballet me një rritje të lartë të infektimeve për shkak të Covid-19 me mbi 100 mijë raste ditore.
Por kjo nuk i ka ndaluar qytetarët britanikë të “shfrenohen” në natën e ndërrimit të viteve. Miliona britanikë festuan në bare dhe klube nate në Angli, ku festimet vijuan deri në orët e para të mëngjesit.
Megjithëse Skocia dhe Uellsi kishin kufizime të ashpra ndaj koronavirusit, qytetarët u dyndën përtej kufirit, për të shijuar Vitin e Ri.
Në Londër, mijëra njerëz u rreshtuan në brigjet e lumit Tamiz për të parë fishekzjarrët e kryeqytetit dhe shfaqjen e dronëve.