Covid-19 ka shkaktuar shpërthime në shumë shkolla në vend, ndaj Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive u kërkuan drejtorëve të shkollave të respektojnë protokollet.

Sipas Binos, pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit ka klasa të mbyllura nëpër shkolla. Bino shpjegon se vihet re një rezistencë e prindërve për të testuar fëmijët.

Ndërkohë që situata duket se po përkeqësohet, Bino kërkon respektim të masave në mënyrë rigoroze madje bën përgjegjës përveç drejtorive të shkollave, edhe inspektoratet.

Silva Bino bën thirrje për sa më shumë vaksinime me dozë të parë dhe të tretë si dhe respektim të masave sidomos maskë dhe distancë.

Artikulli paraprakGAZETARJA VË ME SHPATULLA PAS MURI KRYEMINISTRIN: MJAFT GËNJYET
Artikulli tjetërITALIA OFRON NGA DHJETORI DOZË PËRFORCUESE PËR PERSONAT 40-60 VJEÇ