Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga virusi Covid-19, ndërsa ka bërë me dije se nga 379 testime të kryera kanë rezultuar të infektuar 18 persona.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 379 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit
24 Dhjetor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 379 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në Bashkitë:
11 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh. Janë 215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,859 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 24 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 379
Testime totale 2,017,587