Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatë së Covid-19 në vënd, bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete ndërsa nga 426 testime, 30 qytetarë kane rezultuar të infektuar.

Njoftimi i plote:

10 Dhjetor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 426 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë:

21 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Delvinë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë. Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,630 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 426
Testime totale 2,012,637

Artikulli paraprak“MAGJI” AFRIKANE NË KATAR, MAROKU “GJUNJËZON” PORTUGALINË E CRISTIANO RONALDOS, ARRIN GJYSMËFINALEN E BOTËRORIT
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI, KOSOVA “I VË TRAUN” SERBISË, NJOFTON MBYLLJEN E PIKAVE KUFITARE