6 Nëntor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 242 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto Bashki:
5 në Tiranë dhe 4 në Lushnje. Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,124 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 6 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 242
Testime totale 1,999,836
Raste pozitive 331,928
Raste të shëruara 328,124
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,593