Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nuk ka pasur asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa vetëm 4 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nga 140 testime të kryera.
Sakaq, janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Po ashtu janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,796 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 24 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 140
Testime totale 1,993,825
Raste pozitive 331,630
Raste të shëruara 327,796
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,592