Vendi yne ka shenuar serish shifra te ulta me Covid-19. MSH ben me dije se ne 24 ore 79 qytetare kane rezultuar pozitive nderkohe nuk eshte shenuar asnje humbje jete.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,145 testime, 79 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 104 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:
19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.
Janë 614 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakRRETH 1,5 MILIONË FËMIJË JANË LARGUAR NGA UKRAINË QË NGA FILLIMI I PUSHTIMIT RUS, UNICEF: TË RREZIKUAR NGA TRAFIKIMI…
Artikulli tjetërTHYEN ÇMIMIN E BORDIT, RAMA: JANË KAPUR DY KARBURANTE