Shifrat me Covid-19 ne vendin tone vijojnë tashme prej ditesh te pesojne ulje. Ministria e Shendetesise bën me dije se ne 24 orët e fundit janë regjistruar 45 raste te reja dhe asnjë viktime.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 646 testime, 45 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 646 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:
21 në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnje, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh. Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakPRODHUESI I KATËRT MË I MADH I ‘ARIT TË ZI’ NË BOTË, KY SHTET ZOTOHET TË NDIHMOJË VENDET TË NDALOJNË PËRDORIMIN E NAFTËS RUSE
Artikulli tjetërOSBE 25 VJET NË SHQIPËRI, MINISTRJA E JASHTME: NJË ÇEREK SHEKULLI EVOLUIM NGA …