Pas fitores së finales së Kievit përballë Liverpulit, Reali i Madridit ka festuar së bashku me tifozët triumfin. Pas pritjes në sheshin Cibeles, festa vijoi në stadiumin ‘Bernabeu’.
Në momentin kur Cristiano doli në skenë, lojtarët dhe tifozët filluan të brohorasin ‘Cristiano qëndro, Cristiano qëndro’.
Portugezi deklaroi pas finales së mund të largohet vitin tjetër, ndërsa në ditët në vijim priten zhvillime nga Spanja.