Intervista e Cristiano Ronaldos për mungesë respekti nga klubi i Manchester United dhe trajneri ten Hag ka sjellë për herë të parë reagimin e klubit nga “Old Trafford”. Në një komunikatë zyrtare, United bën me dije se këtë mëngjes klubi ka nisur të gjitha hapat e duhura në përgjigje të intervistës së fundit të CR7.
Asnjë koment i mëtejshëm nga “Djajtë e Kuq”, që paralajmërojnë kështu një “tërheqje veshi” për lojtarin luzitan. Gjobë e majme pritet për sulmuesin në këtë procedurë disiplinore, teksa nuk përjashtohet mundësia që në janar Ronaldo të ndërrojë ambient.
“Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, shkruan United.