Fernando Santos nuk bën asnjë shaka të hidhur sepse Cristiano Ronaldo do të jetë në listën me 26 emrat e Portugalisë për Kupën e Botës 2022.

Trajneri i Kombëtares Portugeze ka thirrur 26 emra për kompeticionin e 22-të, 10 prej të cilëve aktivizohen në Premier League, ndërsa nga Manchester United janë edhe Fernandez e Dalot.

Të zhgënjyer nga lista janë veteranët Moutinho, Semedo dhe Guedes të cilët nuk do të jenë pjesë e skuadrës luzitane ende në kërkim të Kupës së parë të Botës.

Një mungesë e madhe dhe deri diku problematike është sulmuesi i Liverpool, Diogo Jota për shkak të një dëmtimi, ndërsa Ronaldo në moshën 37-vjeçare ka mundësinë e fundit për të fitiar Kupën e Botës, trofeu i vetëm që mungon në muzeun e numrit 7.

Artikulli paraprakOSMANIT I KËRKOHET TË SHPALLË ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NË VERI! BORRELL PRITET TË TAKOJË SOT VUÇIÇ DHE KURTIN
Artikulli tjetërSHQIPËRINË E PRESIN DITË TË VËSHTIRA, 53% E PUNONJËSVE NË KËRKIM TË PUNËS JASHTË