Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës. Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Artikulli paraprak“ASNJËHERË S’KEMI PASUR NJË DELEGACION KAQ TË MADH MARKSIST-LENINIST”, RAMA S’KURSEN BATUTAT: NUK KENI NEVOJË TË KALONI TEK BERBERI ME DETYRIM
Artikulli tjetërUSHTRONTE VEPRIMTARINË E PALIGJSHME TË BASTEVE SPORTIVE, ARRESTOHET 58-VJEÇARI NË SHKODËR