Një muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit për ndalimin e qeseve plastike të cilat ndosin ambientin, zv. Ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi shprehet se nisma ka dhene rezultat. Efektet e para pozitive, sipas saj, tashmë janë dhënë në terren, ndërsa popullata ka filluar të ndërgjegjësohet.
Sipas zevendes ministres edhe grupet e interresit kane bashkepunuar
Ndërkohë përsa i përket çështjes së guroreve qe shkatërrojnë malet dhe masivet pyjore Çuçi shprehet se ministria është e vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
Zevendës ministrja e mjedisit konfirmoi se situata krahasuar me një vit më parë sa i takon nivelit të ndotjes paraqitet më e permirësuar.