DUKE MARRË PJESË NË ZGJEDHJE VENDORE PD E KA PRANUAR TERRITORIALEN. “Opozita shqiptare vetem per arsye politike nuk iu bashkua komisionit parlamentar per reformen territoriale megjithate mazhoranca i ofroi te gjitha mundesite te perfshihej ne proces” ka qene kjo deklarata e Ministrit te Ceshtjeve Vendore Bledi Çuçi gjate vizites se tij ne Shkoder.

Reforma administrative-territoriale mori aprovimin e donatoreve, partnereve nderkombetare ne vecanti Keshilli i Europes dhe te Gjykates Kushtetuese . Fakti qe PD megjithe kundershtite i eshte bashkuar procesit te zgjedhjeve vendore do te thote se ne heshtje ka pranuar reformen territoriale nderkaq sipas Çuçit nese PD vjen ne pushtet do ishte nje aventure e pakuptimte dhe e paarritshme ligjerisht qe te rrezonte kete reforme .

Artikulli paraprakARKELOLOGËT NGA POLONIA NË KALANË “ROZAFA”
Artikulli tjetërElhaida sonte ne Eurovizion , pretendon finalen