Media prestigjoze “The Economist” raporton se Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës në raport me popullsinë.
Pavarësisht faktit që Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë shtetet që konsumojnë më së shumti kokainën, Shqipëria mban përqindjen më të madhe, ku 2.5% e popullsisë konsumon drogë.
Sipas “The Economist” shkak kryesor i kësaj përqindje të lartë është se vëndi ynë është një rrugë e trafikut të kokainës afgane.
Prodhuesit kryesorë të kokainës janë Kolumbia, e cila është prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë dhe vendet e Amerikës së Jugut.
Në reportazhin me titull “Pse aleancat po fitojnë?” thuhet se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re dhe aleancat e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarëve në vit.
Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat dhe rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine, thotë “The Economist”.