Barazimi i Vllaznisë ndaj Partizanit në transfertë cilësohet si një rezultat pozitiv nga trajneri i kuqebluve Armando Cungu.
Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani nuk e quan një dështim barazimin me Vllazninë. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit ishte më shumë edhe një përballje taktike e vendosjes në fushën e lojës që në fund u fitua nga tekniku i kuqebluve Armando Cungu duke i marrë barazimin një ekipi pretendent si Partizani.