“Nuk është ndeshja e sezonit por një sfidë e rëndësishme që Vllaznia ka me Luftëtarin”.
Kështu shprehet trajneri i kuqebluve Armando Cungu për përballjen e radhës me gjirokastritët, rival direkt për vendin e katërt në renditje. Trajneri Cungu dëshiron fitore ndaj Luftëtarit por shprehet se Luftëtari është një skuadër e fortë.Tekniku Cungu nuk fsheh pakënaqësitë e tij për arbitrimin që ka dëmtuar Vllazninë gjatë gjithë këtij sezoni.
Vllaznia-Luftëtari do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në ora 16:00 të mërkurën. Në rast se shkodranët fitojnë kapërcejnë Luftëtarin duke u renditur në vendin e katërt me 2 pikë më shumë dhe duke shpresuar për Kupat e Europës në rast se Skenderbeu fiton kupën e Shqipërisë.