
Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu për mënyrën se si shkoi loja është i kënaqur me barazimin që kuqeblutë morën në Shkodër ndaj Tiranës.
Trajneri i Tiranës Mirel Josa deklaron se barazimi 0-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë nuk e kënaq duke thënë se objektiv ishte fitorja. Vllaznia e mbyll këtë vit në vendin e 6-të me 21 pikë duke qenë kështu në mesin e tabelës me 21 pikë. Kategoria Superiore rikthehet me 21 janar të vitit të ardhshëm teksa Vllaznia pret në Shkodër Kukësin.