Trajneri i Vllaznisë nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga faza përgatitore që zhvilluan kuqeblutë në Ulqin për shkak të ngricave që ishin në 2-3 ditët e para.
Tekniku Cungu nga ana tjetër vlerëson angazhimin e lojtarëve. Trajneri Cungu u shpreh se mungesave e ndeshjeve miqësore ka patur një ndikim jo të mirë tek Vllaznia. Një problem është edhe mos përforcimi i skuadrës të Vllaznisë teksa merkatoja po shkon drejt mbylljes. Vllaznia pas dy ditësh do zhvillojë një ndeshje miqësore me Besëlidhjen. Mbrojtësi belg Muleno pritet që të mos qëndrojë në ekip ndërsa ende nuk ka asnjë lojtar tjetër që mund t’i bashkohet skuadrës.