“Vllaznia shkon në Tiranë për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Partizanit”.

Kështu mendon trajneri i shkodranëve Armando Cungu. Një problem janë mungesat nga kartonët dhe dëmtimet. Pas humbjes me Teutën dhe kërkesës së llogarisë në mbledhjen urgjente, lojtarët kanë reaguar thotë Cungu. Nëse lojtarët e Vllaznisë tregojnë seriozitet dhe rikthehen tek rezultatet pozitive gjobat nga klubi mund edhe të anullohen. Ftesën në facebook nga klubi Partizani për dy lojtarët e Vllaznisë Vrapi dhe Tafili që më parë luajtën me atë ekip Cungu e quan lojë e vjetër e dalur boje. Ndeshja Partizani-Vllaznia luhet të dielën në ora 19:00 në stadiumin “Qemal Stafa” ku shkodranët do të tentojnë një rezultat pozitiv edhe pse luajnë me ekipin e vendit të dytë.

Artikulli paraprakDE BIAZI DREJT PANKINËS SË ITALISË PAS EUROPIANIT
Artikulli tjetërZHVILLOHET NË SHKODËR, KUPA “HAJRULLAH LEKA”