Trajneri Armando Cungu në konferencën për media është paraqitur mjaft i qetë dhe i kënaqur me lojën e realizuar nga Vllanzia.

Cungu u shpreh se në 30 minutat e para Vllaznia mbajti topin dhe kjo gjë e gëzoi por ai u shpreh se kjo nuk është 100% i Vllaznisë. Trajneri kuqeblu ndërt të tjera u shpreh se shpreson për një Vllazni më të bukur se vitin që kaloi ku theksoi se lojtarët duhet të jenë më agresiv në lojë. Cungu në fjalën e tij kërkoi mbështetjen e tifozëve duke i quajtur si lojtari i 12 e që për skuadrën janë mbështetje e madhe pasi Vllaznia ka nevojë për to sidomos në “Loro Boriçi” Lushnja-Vllanzia është ndeshja e parë në kampionatin e kategorisë superiore ku duket se skuadra shkodrane e ka nisur më këmbë të mbarë ku lojtarët si Lika, Hasani, Atsina etj dhanë një performancë mjaft të mirë në fushën e blertë.

Artikulli paraprakANA E MALIT, SEKUESTROHET 1 KG KANABIS
Artikulli tjetërMINATORËT, KALAJA PUBLIKON MARRËVESHJEN