“Nëse Vllaznia nëse mund të kishte pak më shumë besim mund të dilte e fituar nga ndeshja me Tiranën”.
Kështu u shpreh trajneri i kuqebluve Armando Cungu pas barazimit në Laç 0-0 me bardheblutë. Tekniku Cungu u përgjigj edhe për qëndrimin në stol të mbrojtësit Ditmar Bicaj një prej lojtarëve më të shtrenjtë që Vllaznia mori në merkato duke thënë se momentalisht nuk po kalon një gjendje të mirë për shkak të një dëmtimi. Aktualisht Vllaznia pas mbarimit të fazës së parë krahasuar me situatën në sezonin e kaluar ndodhet në një pozicion më të mirë në mesin e tabelës në pritje të hapit të gabuar të ekipeve që janë më lart në renditje.