Dëshira e trajnerit Armando Cungu për të pasur pjesë të ekipit sa më shumë lojtarë shkodranë duket se pak nga pak po bëhet realitet.
Përveç Edon Hasanit skuadrës i është bashkuar edhe futbollisti shkodran Gilman Lika . Ndërkohë tekniku kuqeblu tregon edhe përsa i përket këtij afrimi ai bën me dije se ka mbetur vetëm hedhja e firmës në kontratë për të bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës shkodrane.
Trajneri Armando Cungu ndër të tjera tregon edhe përsa i përket lojtarëve që janë në provë tëk Vllaznia për të cilët thotë se nuk e kanë bindur me performancën e tyre. Nuk dihen ende se kush janë emrat më favorit të trajnerit Cungu për tu bërë pjesë e skuadrës shkodrane. Sezoni i ri i superiores nis më 9 shtator dhe Vllaznia duket se është mjaft vonë me afrimet që i nevojiten .