“Jo vetëm kërcënime por edhe politika ndërhyn për të futur lojtar tek Vllaznia edhe pse nuk e meritojnë”.

Është trajneri i Vllaznisë Armando Cungu që vijon të përjetojë drama të tilla në Shkodër por është i vendosur për t’i kthyer të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është skuadra që Armando Cungu kërkoi kur erdhi si trajner. Ndryshe nga administratori Gjyrezi Cungu shprehet se nëse futet me këtë ekip Vllaznia rrezikon ndjeshëm mbijetesën. Ndërsa një problem për Cungun janë edhe menaxherë e sekserë që sjellin futbollistë që nuk lënë asnjë gjurmë e jo më të veshin fanelën e Vllaznisë. Janë bërë 25 ditë që kur ka nisur merkatoja dhe tashmë s’kanë mbetur edhe shumë ditë. Koha kalon ndërsa Vllaznia po has vështirësi për të ndërtuar një ekip ndryshe siç pretendohet.

Artikulli paraprakSHIU KRIJON PROBLEME NË RRUGËT DHE LAGJET E SHKODRËS
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, RRUGA NGA ZIG –ZAGU DERI TE STADIUMI TË JETË PEDONALE