Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu pranon nivelin jo shumë të lartë të lojës në ndeshjen ndaj Korabit por shprehet se ekipi i tij nuk e diskutoi asnjëherë fitoren që shkodranët arritën në shifrat 2-0.
Tekniku Cungu sheh Vllazninë në një pozicion komod për momentin në vendin e 6-të por thotë se ende asgjë s’ka përfunduar përsa i përket rrezikut për mbijetesë. Për të parë një Vllazni ndryshe me një ekip të madh nevojiten investime të konsiderueshme. Trajneri Cungu rikonfirmoi qëndrimin tek Vllaznia. Në ndeshjen e ardhshme Vllaznia ka një përballje të vështirë sepse pret në Shkodër Skenderbeun, ekipin pretendent për fitimin e titullit kampion.