Humbja në Laç dhe për më tepër loja e zhvilluar nga skuadra e tij e ka zhgënjyer së tepërmi trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu.
Në prononcimin e tij për mediat pas ndeshje ai njëkohësisht ka bërë thirje për kujdes në dy ndeshjet e fundit se gjithçka mund të ndodhë. Vllaznia u mund 3-0 në përballjen me ekipin e Lacit, një humbje që dhëmb shumë për Cungun por edhe për tifozerinë shkodrane e cila pau një ditë me parë një Vllazni pa grintë dhe pa nerv loje, por duke lënë një shteg të hapur edhe në luftën për mbijetese, duke e rikthyer Vllaznine në fantazmat e pak muajve më parë.