Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu nuk mendon ashtu si përpiluesit e buxhetit të bashkisë Shkodër se me 200 milion lekë për klubin mund të arrihet sezonin e ardhshëm një vend në Kupat e Europës.

Tekniku Cungu nënqesh me këtë objektiv të bashkisë dhe shpjegon se përveç parave të mëdha duhet edhe një kohë e konsiderueshme që një skuadër të ndërtohet për të arritur objektiva si ai i Kupave të Europës. Tekniku Cungu nuk mohon gatishmërinë dhe seriozitetin e kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi gjatë gjithë kësaj kohe teksa shumë gjëra në klub kanë ndryshuar por trajneri i Vllaznisë i bën të qartë bashkisë se në këtë situatë në të cilën është ekipi dhe me 200 milion lekë që janë menduar thjeshtë mund të arrihet vetëm që Vllaznia të mos diksutojë rënien nga Superliga, duke qenë larg me objektivin e bashkisë për Kupat e Europës. Kjo deklaratë e Cungut erdhi përpara transfertës së Vllaznisë me ekipin e Laçit duketreguar qartë se në përpilimin e buxhetit për financat dhe objektivat nuk ka patur një konsultim me të sepse ndryshe nga bashkia Cungu ka mendim tjetër.

Artikulli paraprakPASHKËT ORTODOKSE, AT NIKOLLA PETANI URON BESIMTARËT
Artikulli tjetërFunny Horoscope – 30.04.2016