Drejtuesit shijakas kanë në tavolinën e punës disa kandidatë për trajnerë, por Armando Cungu duket se ka avancuar në bisedime më shumë se të tjerët. Stoli i Erzenit është vakant që nga fundi i kampionatit dhe prandaj, drejtuesit sezonin e ri kërkojnë që të vendosin në krye të pankinës trajnerin shkodran.

Tashmë, ditën e nesërme pritet të nisë puna për sezonin e ri në Shijak dhe duket se shumë shpejt do të ndodhin edhe ndryshimet e para, teksa nuk është cudi që Cungu të jetë trajneri i Erzenit. Ish-tekniku i Vllaznisë, Kukësit, Lacit dhe Kombëtares U-19, ka lënë shije pozitive te drejtuesit e shijakasve, me punën e bërë ndër vite, të cilët e kanë në konsideratën kryesore të tyre për sezonin e ri futbollistik.

Tashmë, pritet një përgjigje nga ana e trajnerit shkodran, i cili aktualisht është i paangazhuar me ndonjë skuadër. Nëse ai do të thoshtë “po” patjetër që do të niste një epokë tjetër në drejtimin e ekipit shijakas.

Në vitet e mëparshme në drejtimin e Vllaznisë, Kukësit, Lacit dhe Kombëtares U-19, Armando Cungu është vlerësuar gjithnjë për profesionalizmin e treguar dhe përkushtimin e shfaqur në drejtimin e skuadrave të ndryshme. Megjithatë tashmë, pritet me interes të shihet se cfarë do të ndodhë, teksa gjithcka pritet të zbulohet në dy-tre ditët e ardhshme nësë Cungu do të pranojë të drejtojë skuadrën e Erzenit për sezonin e ardhshëm apo jo.

Artikulli paraprakZHVILLIMI EKONOMIK PËRMES INOVACIONIT
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT, MARINA DUHANI KRYETARE