Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu i është përgjigjur reagimit të mbrojtësit Stefan Cicmil pasi u përjashtua nga ekipi për shkak të gabimeve të tij në ndeshjen me Skenderbeun por edhe sfidat e mëparshme.
Tekniku Cungu hedh poshtë pretendimet e lojtarit se komentet e bëra nga ana e tij si trajner kanë qenë tendencioze siç ka deklaruar Cicmil në postin që ka bërë në facebook. Tekniku Cungu shprehet se nuk e ka akuzuar mbrojtësin e Vllaznisë Cicmil për shitjes të ndeshjes me Skenderbeun por është bazuar vetëm tek ana profesionale. I pyetur nëse do ketë largime të tjera përveç portierit Agovic dhe mbrojtësit Cicmil trajneri Cungu nuk dëshiron të zbardhë se cilat janë planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Kjo situatë nuk për të parën herë tek Vllaznia sepse gjatë këtij sezoni u përjashtua edhe futbollisti kosovar Ylli Hoxha ndërsa tashmë është radha e Cicmil dhe portierit Agovic. Ajo që mbetet për t’u parë është se cilët do jenë zëvendësuesit e tyre sezonin e ardhshëm.