“Vllaznia ndaj Kukësit do të kërkojë vetëm fitoren edhe pse nuk është një ndeshje e lehtë”.
Kështu shprehet trajneri i kuqebluve Armando Cungu në prag të përballjes me kuksianët. Tekniku Cungu dyshon për skenare mes ekipeve të ndryshme në Superligë duke përjashtuar Vllazninë. Cungu ka edhe një kritikë për stafin e mëparshëm të Vllaznisë teksa sipas tij lojtarët nuk janë trajtuar siç duhet. Tifozëve u kërkon falje për rezultatet e fundit por Cungu i fton që ta mbështesin Vllazninë Vllaznia do të luaj të shtunën përballë Kukësit nga ku do të kërkojë fitoren si e vetmja mundësi për të qenë sa më larg fundit në tabelën e renditjes.