Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu përpara ndeshjes me Partizanin deklaron se nëse lojtarët zbatojnë detyrat kuqeblutë do arrijnë të marrin pikë ndaj tyre.
Trajneri Cungu thotë se Vllaznia nuk trembet aspak nga Partizani dhe kërkon të lërë mënjanë vetëkënaqësinë tek lojtarët pas barazimit me Kukësin në javën e parë. Trajneri Cungu nuk ka asnjë dijeni për dyshimet që po hidhen për trukime ndeshjesh në përballjet me Skenderbeun dhe se këto nuk kanë ndodhur që nga momenti që drejton ekipin. Vllaznia do të luaj ndaj Partizanit të hënen në ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak të rikonstruksionit në impiantin “Qemal Stafa”.