Vllaznia do të kërkojë fitore ndaj Kukësit. Kështu shprehet trajneri i Vllaznisë Armando Cungu në prag të kësaj përballjeje.

Tekniku Cungu nuk shprehet i kënaqur me merkaton duke qenë se nuk kanë ardhur lojtarët që ka pritur mes të cilëve edhe Elis Bakaj duke qenë se klubi nuk ka mundësi financiare për t’i përballuar. Trajneri Cungu dha edhe një lajm tjetër, firmosjen e mbrojtësit Muleno edhe pse ai vetë si trajner nuk ka qenë dakord dhe tregon se është një vendim i drejtuesve. Vllaznia do të luaj të premten në ora 18:00 ndaj Kukësit ku kërkohet fitorja.

Artikulli paraprakFLAMUR ÇELAJ E EDMOND ZEJNO, DY DEPUTETËT E RINJ BËJNË BETIMIN
Artikulli tjetërDEBATE PËR VOTIMIN ELEKTRONIK, BERISHA: RAMA, SI ASADI I SIRISË