SHKODRANI ËSHTË KOMOD TEK LAÇI, BESON TEK NJË TJETËR SUKSES. Trajneri Shkodran Armando Cungu, vijon të jetë një ndër trajnerët më të suksesshëm të kategorusë Superiore të futbollit Shqiptar.
Pasi arriti rekorde vitin e kaluar nën drejtimin e ekipit të Kukësit, tashmë nën drejtimin e Laçit, javët e fundit është duke arritur fitore të njëpasnjëshme. Një trajner që për shumë vite ishte dhe në pankinën e Vllaznisë. Por çfarë mendon ai për situatën aktuale të ekipit shkodranë, ku tashmë ka hyrë në rekorde të njëpasnjëshme të humbjeve. Armando Cungu është ndër të paktë nejrëz që japin mendimin e tyre të drejtpërdrejtë për një keqadministrimin të ekipit të Vllaznisë. Jo vetëm ai por dhe shumë të tjerë janë të mendimin se duhet një ndërhyrje për ti sjellë skuadrës një tjetër fytyrë në futbollin shqiptar.