Një investim i rëndësishëm në hapësirat sportive si ai i fushës të Juban Danja i mungon Vllaznisë së madhe.
I pyetur për këtë çështje, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu shprehet se vetëm fusha sportive “Reshit Rusi” është e pamjaftueshme duke qenë se aty stërviten shumë ekipe. Tekniku Cungu vlerësoi investimin e bërë nga FSHF tek ekipi i futbollit të femrave Juban Danja. Shkodra ka një numër të madh sportesh por edhe një numër të lartë ekipesh e sportistësh por i mungojnë mjediset për t’u stërvitur apo trajnuar ashtu siç duhet gjë e cila jo rrallë herë ndikon edhe në formimin e tyre.