Procesi i pasurimit te muzeut te krimeve te komunizmit është mjaft i rëndësishëm pasi në këtë mënyre vizitoret kane një mundesh me te madhe te njihen me kohen e komunizmit në Shkodër.Kështu shprehet përgjegjësja e këtij muzeu Tea Çuni e cila nënvizon se muajt e fundit te afërm të të persekutuar-ve kane sjelle materiale apo dokumente te kohës.

Përgjegjësja Çuni shprehet se 2 nga objektet me te veçanta te sjella kohet e fundit janë letërkëmbimet me filter duhani apo edhe një ore dore. Qe nga hapja e këtij muzeu Bashkia e Shkodrës u ka bërë thirrje te herepashershme familjeve të persekutuar nga diktatura që të ndihmojnë me materiale. Drejtues të këtij institucioni janë te bindur se akoma ne familjet shkodrane ka material dhe fakte që vërtetojnë tmerrin qe ka kaluar gjatë diktaturës” metropoli verior”.

Artikulli paraprakGODITI 56 VJEÇARIN ME ÇEKIÇ, ARRESTOHET PAS TRE DITËSH
Artikulli tjetërPUKË, NDALOHET NJË SHTETAS NË KËRKIM