Ambasadori italian Alberto Cutillo ka deklaruar se Shqipëria ka një rrugë të komplikuar deri në antarsimin në bashkimin europian.

Diplomati italian në një takim me studentët e fakultetit të drejtësisë u shpreh se qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë ende disa reforma të rëndësishme. Ambasadori Cutillo shpreson që në dhjetor për Shqipërinë të happen negociatat me BE. “Bashkimi Europian ka pranuar kerkesën e Shqipërisë për të qenë vend kandidat dhe kjo ka ndodhur prej 2 vitesh. Por cili është hapi tjetër që nga vend kandidat Shqipëria të bëhët anëtar i BE. Hapi është hapja e negociatave. Ky është një proces i komplikuar por tashmë është i njohur pasi është aplikuar më përpara për 22 vende të tjera si Shqipëria. Në praktikë janë një grup sektorësh që janë thelbësorë dhe për çdo sektor nisin negocimet, pra vendosen kushtet për të kaluar kërkesat që të konsiderohet në një nivel të barabartë me vendet e BE. Përshembull si në sektorin e drejtësisë Shqipëria duhet të modifikojë institucionet e saja juridike, policia, ligjet e saj, proceset gjyqesore, korrupsion në mënyrë që të hapë një negociatë të tillë dhe të kalojë kërkesat që do t’i bëhen dhe në fund të firmosë traktatin e pranimit i cili do të ratifikohet nga të gjithë vendet antare të BE. Unë mendoj se prespektiva e Shqipërisë është të antarësohet në Bashkimin Europian. Është një proces që kërkon kohë dhe mbi të gjitha një proces i cili do t’ju bëjë pjesë të një BE-je ndryshe dhe me i mirë se ky i sotmi. Sa mundësi ka Shqipëria? Italia është një vend që beson thellësisht që Shqipëria mund të jetë pjesë e BE por kjo arrihet në mënyrë unanime. Shpresojmë që përgjigja të jetë pozitive. Gjithsesi në fund të 2017-ës do të jetë faza intensive e negociatave me BE”. Rektori i universitetit Adem Bekteshi foli për mundësinë e njohjes së diplomës të fakultetit të drejtësisë në universitetet italiane si një mundësi e mirë.

Artikulli paraprakMINISTRI I BRENDSHËM: LUFTË KUNDËR DROGËS
Artikulli tjetër“LARG DROGËS, PIJEVE DHE LOJËRAVE TË FATIT”