Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka reaguar për situatën në veri të Kosovës ku trupat e KFOR-it janë vendosur para ndërtesave komunale për të shmangur hyrjen me dhunë të protestuesve serbë. Në reagimin e bërë, Daçiç shkruan se trupat e KFOR-it po ruajnë objektet nga pronarët e objekteve që sipas tij janë serbët që punojnë aty.

Ai tha se në komunat me shumicë serbe nuk mund të ketë kryetarë shqiptarë.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Artikulli paraprakRAMA PARALAJMËROI FASHË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE, KONFINDUSTRIA E KUNDËRSHTON: DUHET ANALIZË E THELLUAR PËR MENAXHIMIN E DERITANISHËM
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË GJATË NATËS NË SHKODËR, DREJTUESI I MJETIT HUMB KONTROLLIN DHE DEL NGA RRUGA! VDES SHOFERI 28-VJEÇAR