Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara në emër të RSFJ-së t’i regjistrojë në emër të Kosovës, për Serbinë janë të plotësisht ilegale, të papranueshme dhe nuk kanë rëndësi juridike, deklaroi të mërkurën zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Ivica Daçiç.

“Ky është edhe një hap i njëanshëm i Prishtinës, i cili dëshmon se atyre nuk u intereson dialogu në Bruksel, pasi që disa herë e kemi nisur këtë temë, dhe ata asnjëherë nuk kanë dashur që të bisedojnë për këtë”, tha Daçiç për media në Beograd.

Artikulli paraprakI RIU SHQIPTAR VRITET ME NJË GODITJE NË GJOKS, LIROHET NJË GRUA E ARRESTUAR
Artikulli tjetërDELAWIE: TË NDALET USHTRIA, THAÇI DHE VESELI NUK JANË KOORDINUAR ME SHBA