11 nga 12 fshatrat pjesë të njësisë administrative Dajç do ta kalojnë fundvitin në errësirë për shkak të avarive që shkaktohen në rrjetin elektrik të amortizuar prej vitesh.
Administratori I kësaj njësie, Gjovalin Darragjati ka bërë të ditur se mungesa e energjisë elektrike është prezente prej tre ditësh, që kur filluan edhe reshjet më të dendura të shiut.
I pyetur nëse gjatë vitit 2021 do të ketë investime në rrjetin elektrik, administratori Darragjati tregon se nuk ka shumë shpresa duke marrë parasysh neglizhencën që I është bërë ndër vite këtij problem.
Prej më shumë se 50 vitesh nuk është ndërhyrë në rrjetin elektrik të zonës, duke bërë që energjia në mijëra shtëpi të ndërpritet sa herë ka reshje të shiu. Për banorët e 11 fshatrave të njësisë Dajç duket se 2021 do të fillojë më problemet e vitit 2020.