Ky është Zef Temali, një fermer nga fshati Shirq në njësinë Dajç në Shkodër i cili që nga viti 2010 është përmbytur katër herë por kurrë nuk është dëmshpërblyer nga ana e qeverisë. 64 vjeçari thotë se fatura e dëmeve nga përmbytjet në këto 12 vite për të është afro 10 milion lekë të vjetër dhe gjithmonë jeton me frikën se mund të përmbytet sërish.

Fermeri nga Dajçi shprehet se e gjithë familja e tij ka emigruar dhe ka mbetur i vetëm duke u kujdesur për tokën dhe shtëpinë por tashmë Zefi tregon se edhe ai do ta braktisë Shqipërinë. Në lagjen e tij nga 13 familje sot janë vetëm 3 sepse të gjithë janë larguar.
Fermerët në Shkodër janë përmbytur 5 herë në 12 vite duke nisur që nga 2010, në 2012, 2017, 2018 dhe në vitin 2021.

E vetmja herë kur një pjesë janë dëmshpërblyer është ajo e vitit 2010 dhe 59 familje vetëm për dëmet në banesa në 2018. Fatura e dëmeve e të gjitha përmbytjeve të tjera nuk është shlyer ende.

Një ditë më parë drjetori i bujqësisë në Shkodër Alban Sekja deklaroi se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pritet që të akordojë një fond prej 4 milion euro për përmbytjet në ardhmen që do shpërndahet në 6 bashki, mes të cilave edhe Shkodra. Ky fond tha drejtori është i pamjaftueshëm sepse po ta krahasojmë me faturën e përmbytjeve të 2021 nuk do mbulonte as 10% të saj.

 

Artikulli paraprakLELA BERDICA EMËROHET DREJTORESHË E HIPOTEKËS SHKODËR
Artikulli tjetërMBROJTËSI SHQIPTAR NË “LUPËN” E MILANIT, TUTTOSPORT SUGJERON EKIPIN E SERIE A: RINOVONI ME TË OSE DO…LARGOHET